Paratë nuk mund të zgjidhin çdo problem. Për këtë mund të pyetet braziliani Willian, që në verën e vitit 2 021 ka vendosur të prishë kontratën e tij me Arsenal-in për t’u kthyer në atdhe, te Corinthians.
Futbollisti, siç ka bërë të ditur Daily Mail, ka folur për FourFourTëo, duke rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë të largohet nga Topçinjtë dhe të kthehet në Brazil.
“Ka momente në jetë në të cilat paratë nuk janë aq të rëndësishme dhe duhet të përqendrohesh tek ajo që të bën të lumtur”, ka thënë Willian.
“Duhet të gjesh një vend ku do të argëtohesh duke luajtur. Dhe kjo ishte një gjë q ë më mungonte tek Arsenal-i. Nuk doja të qëndroja atje vetëm për paratë. Ka shumë gjëra të tjera që për mua vlejnë më shumë.
“Kam menduar se nuk mund të qëndroja vetëm për shkak të kontratës. Nëse do të kisha qëndruar, nuk do të kisha patur asnjë motivim për të luajtur. Të gjithë e kanë parë çfarë kam lënë për të gjetur përsëri lumturinë time.
“Ka qenë një projekt i madh dhe besonim se do të kishte funksionuar, por nuk ka ndodhur kështu dhe unë kam vendosur të largohem dhe të bëja atë që ishte më e mira për ua. Nuk isha i lumtur dhe gëzimi është një faktor i rëndësishëm në jetën e një futbollisti”.