Ballina Aktualitet Ekonomi The Economist: Çfarë do të ndodhte nëse tregjet financiare do të shkonin...

The Economist: Çfarë do të ndodhte nëse tregjet financiare do të shkonin në kolaps?

The Economist

“Për historianët çdo ngjarje është unike,” shkroi Charles Kindleberger në studimin e tij rreth krizave financiare. Por ndërsa “historia është e veçantë; ekonomia është e përgjithshme”, dhe përfshin kërkimin e modeleve që tregojnë nëse një cikël do të rikthehet.

Sot sistemi financiar i Amerikës nuk është si në vitet 2001 dhe 2008, megjithatë kohët e fundit ka pasur disa luhatje të papritura të çmimeve. Në 2021, aksionet në Wall Street shënuan rënien më të madhe që nga viti 2009,  me 5.3%. Çmimet e aseteve, si aksionet e teknologjisë, kriptovalutat dhe prodhuesit e makinave elektrike, shënuan gjithashtu rënie.

Por sistemi financiar i Amerikës është ende i mbushur me rreziqe. Çmimet  janë të larta: hera e fundit që çmimet e aksioneve  ishin kaq të larta në krahasim me fitimet afatgjata ishte gjatë periudhës 1929 dhe 2001, dhe obligacionet janë në nivelin më të ulët gjatë një çerek shekulli, raporton abcnews.al

Dhe bankat qendrore po rrisin normat e interesit për të zbutur inflacionin. Rezerva Federale e Amerikës pritet të rrisë normat e interest këtë vit.  Normat e interest në Gjermani u rritën me 0.33% javën e kaluar, rritja më e madhe që nga viti 2008.

Rritja e normave të interesit mund të rezultojë lehtësisht në humbje të mëdha. Nëse regjistrohen humbje të mëdha, pyetja e rëndësishme, për investitorët, për bankierët  dhe për ekonominë botërore, është nëse sistemi financiar do t’i përforcojë ato. Përgjigja nuk është e qartë, sepse ai sistem është transformuar gjatë 15 viteve të fundit nga rregullat dhe inovacioni teknologjik.

Digjitalizimi u ka dhënë  më shumë fuqi vendimmarrëse, ka krijuar platforma të reja për zotërimin e aseteve dhe ka ulur koston e tregtimit pothuajse në zero. Rezultati është një sistem me frekuencë të lartë, i bazuar në treg, me një kast të ri lojtarësh. Tregtia e  aksioneve dominohet nga fondet e tregtuara nga shkëmbimi (etfs) dhe një mori investitorësh me pakicë që përdorin aplikacione të reja.

Huamarrësit mund të përdorin fondet e borxhit, si dhe bankat. Kredia realizohet falë menaxherëve të aseteve si BlackRock, të cilët blejnë obligacione të huaja, jo vetëm  nga huadhënësit globalë si Citigroup. Tregjet funksionojnë me shpejtësi marramendëse: numri i aksioneve që tregtohen në Amerikë është 3.8 herë më shumë se sa ishte një dekadë më parë.

Shumë nga këto ndryshime kanë rezultuar pozitive. Ato e kanë bërë më të lirë dhe më të lehtë për të gjitha llojet e investitorëve që të merren me një gamë më të gjerë asetesh. Kriza ekonomike 2008-09 tregoi se sa e rrezikshme ishte që bankat që merrnin “hua” nga populli dhe të ekspozoheshin ndaj humbjeve katastrofike, gjë që i detyroi qeveritë t’i shpëtonin ato.

Sot bankat janë më të kapitalizuara dhe në këtë mënyrë nuk janë më të rrezikuara.

Por ekzistojnë dy rreziqe.

Së pari, disa huamarrje fshihen nga bankat në hije dhe fondet e investimeve. Për shembull, totali i huamarrjeve dhe detyrimeve të ngjashme me depozitat e fondeve mbrojtëse, trustet e pronave dhe fondeve të tregut të parasë janë rritur në 43% të PBB-së, nga 32% një dekadë më parë. Archegos, një zyrë e investimeve familjare, dështoi vitin e kaluar, duke humbur  10 miliardë dollarë.

Rreziku i dytë është se, megjithëse sistemi i ri është më i decentralizuar, ai ende mbështetet tek transaksionet.

Efs, me 10 trilion dollarë aktive, mbështetet në disa firma të vogla të tregut  dhe të gjitha këto firma ose institucione kanë rezerva sigurie dhe shumica mund të kërkojnë kolateral ose “marzh” të mëtejshëm për t’u mbrojtur nga humbjet e përdoruesve të tyre, raporton abcnews.al

Megjithatë, përvoja e kohëve të fundit është për tu shqetësuar, pasi sistemi financiar i bazuar në tregun e lirë është aktiv shumicën e kohës, dhe në periudha  të rënies ekonomike, aktiviteti tregtar mund të dëmtohet dhe kjo mund të nxisë panik.

Qytetarët e zakonshëm mund të mos mendojnë se është me shumë rëndësi nëse “zhduken” një grup tregtarësh dhe menaxherësh fondesh. Por diçka e tillë mund të dëmtojë pjesën tjetër të ekonomisë. Rreth 53% e familjeve amerikane zotërojnë aksione (nga 37% në 1992), dhe kanë mbi 100 milionë llogari brokerimi.

Nëse tregjet e kredisë rriten, familjet dhe firmat do të luftojnë për të marrë hua. Kjo është arsyeja pse, në fillim të pandemisë, Fed premtoi deri në 3 trilion dollarë për të mbështetur një sërë tregjesh të kredisë.

A ishte kjo një mënyrë për të shpëtuar nga një ngjarje e jashtëzakonshme apo një shenjë e gjërave që pritet të vijnë?

Që nga viti 2008-2009, bankat qendrore dhe rregullatorët kanë pasur dy synime të  qarta: të normalizojnë normat e interesit dhe të ndalojnë përdorimin e parave publike.

Fed duhet të rrisë normat, por kjo mund të shkaktojë paqëndrueshmëri. Sistemi financiar është në gjendje më të mirë se në vitin 2008.