Ballina Aktualitet Kultura Faik Konica, një ndër shqiptarët më brilantë të Rilindjes Kombëtare

Faik Konica, një ndër shqiptarët më brilantë të Rilindjes Kombëtare

Nga Auron Tare

Sot më 15 të Marsit të 1875 lindi në Konicë të vilajetit të Janinës një nga shqiptarët më brilantë të rilindjes kombëtare, Faik Beu. Pinjoll i fundit i Oxhakut të Konicës, studio në një sërë shkollash perëndimore ku më e rëndesishmja për formimin e tij ishte shkolla e priftërinjve jezuite në Shkodër si dhe Instituti Freng në Gallatasaraj të Stambollit. Udhëtar i përjetshem, aristorat i rafinuar, englez më shumë se inglezerit, freng më shumë se frengjerit, kritik dhe eseist brilant jetoi në disa kryeqytetet europiane ku jetën ja dedikoi Shqiperisë edhe pse shkruante për një komb që më se shumti nuk lexonte. Mbrojtesi më i madh i Kulturës shqiptare në Europë por edhe kritikuesi më i ashpër i saj brenda vendit Faik Beu kudo që shkoi shkelqeu nga kultura dhe eksentricizmi i tij. Mjeshtër i shqipes, zbulues i flamurit të Arberit, mbajtës i qiririt të ndezur të shkrimit shqip, kalorës i pavaresisë, Kombi i shqipëtarëve rrallë mund të nxjerrë figura të tilla që ndricojnë dhe cudisin njëkohësisht bashkë kohësit e tyre. Në Kryeqytetin e Amerikës së largët shpesh i merzitur nga padija gjeografike e amerikanëve bridhte bulevardit të Ëashingtonit i veshur me rroba kombëtare shqiptare për të tërhequr vëmendjen e publikut për këtë vend dhe komb të harruar. Dashuria e tij e madhe për identitetin kulturor shqipëtar e bënte atë një kritik therës të pasanikëve dhe injorantëve të rinj që mbushën shtetin e brishtë të cilët nuk e kuptuan kurrë shpirtin e aristokracisë shqiptare që Faik Beu e përfaqësoi aq denjësisht. Shkrimet e tija therëse lexohen me endje sot sikur ti ketë shkruar enkas për injorancën shqiptare post komuniste. “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë zënë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po ju thom: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa ishim”.

Gjithë jetën Luftoi për një Shqipëri më të mirë, vdiq i vetmuar në një dhomë hoteli me faturat ende të pa paguara pasi nuk kishte më asnje mjet jetese.

Disa vite të shkuara shkova në Konicë për të parë shtëpinë e tij. E rrënuar sigurisht por cuditërisht grekërit të cilët Faik Beu i kishte kritikuar gjithë jetën për zullumet kundër shqiptarëve nuk ja kishin prishur shtëpinë Beut të letrave të shqiptarëve. Nuk ja kishin marrë qoshet e mureve të gdhendura aq bukur. Nuk ja kishin shkulur portën madhështore dhe t’ja shisnin, as bacene nuk ja kishte marrë ndonjë i fortë nga Konica. Cudi e madhe grekët e kishin respektuar shenjtërinë e shtepisë së Beut të Konicës. Të kishte qenë kësaj ane të kufirit shtëpia e Faik Beut me siguri nuk do ti kishte mbetur asnjë gjurmë se do ja kishin vjedhur gurët e shtepisë ata qe Faiku ju këndoi dhe i mbrojti gjithë jetën e tij.

Grekërit që ne i shajmë gjithë kohën ne fakt me mencuri kane mundur te restaurojne cdo gjurmë të tyre apo që pretendojnë se është e tyrja ne Shqiperi. Shteti i shqiptarëve nuk i doli dot për zot jo shenjave të rëndesishme kombëtare sic është shtëpia e Faik Beut në Konicë përshembull por as ato qe ka ketej kufirit të tij. Sa bukur do ishte sikur ne shqiptarët e kësaj epoke të mundemi si të barabartë me grekerit të tregojmë fisnikerinë dhe të mundemi të restaurojmë shenjat tona të rëndesishme të kulturës sonë, përpara se ti humbim ato përfundimisht dhe pas një shekulli të jenë tretur si shumeë e shumë figura që sot nuk ju dihet as varri. Eh sa ender e bukur por sic do thoshte Faik Beu kur mërzitej me Shqiperinë e tij dhe Peshkop Noli Bostonit e kritikonte se nuk kishte shkruar prej kohës për mëmëdhenë “Hiresi, ja i shkrova une po kush do ti lexojë?”

@tn.lajmelokale
@tetovanews