Gjëja më e afërt për pavdeksinë që secili nga ne mund të shpresojë t’a arrijë, është të qëndrojë i gjallë në kujtesën e atyre që na kanë njohur dhe na kanë dashur. Ne jemi te predispozuar të dëshirojmë pafundësinë, por e vetmja gjë e pafund është Zoti. I vetmi vend ku mund të shijojmë lumturi të pafund dhe kënaqësi të pakufishme është tek Ai dhe me Të. Nëse vdekjen e mendojmë të vetme pa jetën e amshuar, atëherë ajo është e pakuptimtë, edhe pse është gjëja më e njohur nga njerezit. Vdekjen e bën të kuptimtë jeta pas saj, sepse vdekja është vetëm një periudhë për kalimin në jetën tjetër.
Edhe një e Premte (Xhuma) tjetër na gjen pa ty, miku ynë Naim. Sigurisht, edhe njerëzit e mirë duhet të vdesin, por vdekja nuk mund t’ua vrasë emrat. e as peshën e veprave të mira. Të vetmit të vërtetë të vdekur janë ata që janë harruar, e sa të jetojmë ne, do të jetosh edhe Ti, sepse ti mbetesh pjesë e jona.
Ti për ne nuk ishe vetëm një ambsador për komunitetin shqiptar në Danimarkë, por Mik dhe Vëlla, që miqësinë tënde e dëshmove me shembullin më të mirë dhe vepra të mira të panumërta. Të jemi mirënjohës për ngrohtësinë, dashurinë, urtësinë dhe kujdesin që na e dhurove gjatë 4-viteve si Diplomat-Ambasador dhe mik i shqiptarëve në Danimarkë.
Ti Naim, ishe shumë i durueshëm dhe i përgjegjshëm. Ti jepje këshilla, ti ndihmoje dhe nuk refuzoje kurrë kërkesat e bashkatdhetarëve. Të takonim kudo në mesin e komunitetit shqiptar, ti gëzoje shkëlqyeshëm me humorin tënd… Ti Naim, do të mbetesh ne kujtesën e gjithë komunitetit shqiptar ne Danimarkë si shembull i profesionalizmit dhe një djal i brumosur me ndjendja atdhetare.
Fjalët nuk mund të shprehin atë që ndjejmë për ty, dhe deri në ditën kur do të takohemi përsëri, afër në zemër do të mbajmë Mik.
Te pikëlluar, për largimin e hershëm nga kjo botë, duke të njohur nga afër, një personalitet kaq i ndritur siç ishe Ti Naim, do të lutemi çdo ditë për ty. Zoti i Madh e i Mëshirshëm të shpërbleftë për veprat e mira, me një vend të posaçëm në një kopsht të Xhenetit.
TË JETOSH NË ZEMRAT E ATYRE QË I LE PAS, DO TË THOTË TË MOS VDESËSH KURRË.
Shprehim ngushëllimet tona familjes Memeti. Në veçanti vëllëzërve Abdurahimit, Dhurimit dhe motrës Nial.
Në emër të komunitetit shqiptar
Havzi Sulejmani – Xhaxhi