Ballina Kronika Tragjike në Itali, humb jetën në aksident 24-vjeçarja nga Kavaja (EMRI)

Tragjike në Itali, humb jetën në aksident 24-vjeçarja nga Kavaja (EMRI)

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj.

Makina që ajo po udhëtonte, tip “Volkswagen Lupo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie, si pasojë, e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon.

Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews