Pasi u shtynë për shkak të Covid-19 karnavalet në Rio De Janeiro janë rikthyer sërish. Parada, e njohur si “Karnavalet e Rios”, është një garë e përvitshme e kërcimit Samba në Brazil.
Këtë vit, 12 shkollat më të mira të Sambas në kryeqytetin brazilian, pas përgatitjesh të shumta përgjatë gjithë vitit, luftojnë për titullin kampion.
Në vitin 2020 dhe 2021, karnavalet u anuluan për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid-19. Pjesëmarrësit thonë se ngjarja mund t’i rikthejë vitalitetin qytetit dhe njerëzve në mes të hijes së pandemisë.
“Rifillimi i këtyre karnavaleve do të thotë oksigjen në këto kohë të vështira këtu dhe kudo, le të rifitojmë forcën që na nevojitet për të vazhduar përmes artit dhe kulturës”, thotë një qytetar.
Komunitete të tëra mblidhen rreth shkollave të sambave, shfaqjet e të cilave nuk janë vetëm burim krenarie, por edhe punësimi, pasi përgatitjet kërkojnë rrobaqepëse dhe një numër të panumërt stilistësh./Klan News
https://youtu.be/ZxcYXrm5JCQ