Ballina Sport Roma ka gjetur sulmuesin “special”, Abraham “shpëtimtari” i Mourinhos

Roma ka gjetur sulmuesin “special”, Abraham “shpëtimtari” i Mourinhos

24 gola këtë sezon, 8 gola larg rekordit të Francesco Tottit në vitin kur fitoi Këpucën e Artë, pasi shënoi 32 gola. Tammy Abraham në Romë është gjithnjë e më shumë vlera e shtuar e skuadrës së Jose Mourinhos.

Viti 2022 në veçanti po i jep Giallorossi-t futbollistin që të gjithë prisnin pas investimit të verës prej 42 milionësh. Sulmuesi anglez u përshtat shpejt me futbollin italian sa dhe golat e shënuar e tregojnë diçka të tillë. Shembulli më i fundit është ai i ndeshjes së pestë të së enjtes së kaluar kundër Bodo/Glimt, një shenjë që nisi rikthimin dhe kualifikimin për në gjysmëfinalen e Konferencës së Ligës.

Megjithatë, para kësaj, Lazio, Atalanta dhe Juventus kishin provuar golat e Abraham. Sonte në Maradona dhe të shtunën e ardhshme në San Siro, misioni i Abraham është të rriti sa më shumë numrin e golave në sezonin e tij të parë me verdhekuqtë e Mourinhos.

180 minuta shto edhe ato me Leicesterin, do të thonë shumë për finalen e sezonit të Romës, që mesa duken sulmuesi anglez ka fatat e romës në dorë, pasi është kthyer në vendimtarë te skuadra italiane. /f.a/abcnews.al