Ballina Sport Totti: Uroj që Ibra të festoja gola të tjerë! Askujt s’dua t’i...

Totti: Uroj që Ibra të festoja gola të tjerë! Askujt s’dua t’i ndodhë si mua

Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka marrë vendimin për ta lënë futbollin e luajtur. Suedezi dëshiron ta mbyllë sezonin me trofe te Milani, por dëmtimet e kanë penalizuar.

Një nga ata lojtarë që e ka mbyllur vonë karrierën është Francesco Totti. Legjenda italiane e Romës tregon se si ka vuajtur në fund të karrierës dhe nuk ia uron askujt atë që ka përjetuar.

“Shpresoj që Ibra të vazhdojë, do të ishte një dhuratë për të gjithë ata që e duan futbollin. Vendimi është personal dhe Ibra duhet të vazhdojë sa kohë këmbët dhe trupi e lejon të jetë vendimtar.

Unë nuk do t’ia uroja as armikut më të madh atë që më ndodhi mua në sezonin e fundit te Roma. Në një pikë të caktuar mësohesh me aktivizimin nga stoli dhe e humbet ritmin.

Futesh në lojë dhe e kupton se topi të vjen me vonesë, në mendimet e tua e ke të qartë atë se çfarë do të bësh me topin, por këmbët lëvizin shumë më ngadalë se mendimet dhe në këtë formë je gjithnjë mbrapa në veprime.

Gjithsesi, kur kanë mbetur ende disa javë kampionat, unë shpresoj ta shoh edhe disa herë të tjera Ibrën duke festuar gola”, është shprehur Totti. / abcnews.al