Ballina Kronika U futën për t’u larë, nxirren trupat pajetë të dy fëmijëve në...

U futën për t’u larë, nxirren trupat pajetë të dy fëmijëve në liqenin e Prushit

Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 18:05.

Sipas policisë të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për tu larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët nuk mundën të dilnin.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni. /abcnews.al