Ballina Bota Kërcënon aleati i Putinit: Londra do të jetë e para që do...

Kërcënon aleati i Putinit: Londra do të jetë e para që do të bombardohet nëse nis Lufta e Tretë Botërore

Një tjetër deklaratë kërcënuese vjen nga Moska, ndërkohë që prej shkurtit vijon lufta në Ukrainë. Këtë herë është politikani i Dumës ruse dhe aleati i ngushtë i presidentit Vladimir Putin,  Andrey Gurulyov. Gjatë një interviste për Kanalin 1 të Rusisë, ai theksoi ndër të tjera se  “Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të Luftës së Tretë Botërore”.

Ai madje shtoi se që një gjë e tillë mund të vinte nga “bllokada” e Kaliningradit, që do të çonte në një Luftë Botërore. “Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror”, tha Gurulyov.

“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si anëtarë të NATO-s”, vazhdoi ai.

“Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes raketore, kudo dhe 100% dhe së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë në Varshavë, Paris apo Berlin. E para që do të goditet do të jetë Londra”, tha ai, duke shtuar se “një gjë e tillë do të ndodhë sepse “është e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”. /abcnews.al