Ballina Aktualitet DETAJE/ Prej 3 javësh nuk dilte në ekran, Kastriot Myftaraj u diagnostikua...

DETAJE/ Prej 3 javësh nuk dilte në ekran, Kastriot Myftaraj u diagnostikua me kancer dhe ishte gjendje të rënduar psikologjike

Analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës mesditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me nënën e tij.

Myftaraj së fundmi ishte autor dhe moderator i emisioni “Ju flet Moska” dhe emisioni i fundit i tij ishte më 17 qershor. Që prej asaj dite ai nuk u pë më në ekran.

Mësohet se para një jave Kastriot Myftaraj është diagnostikuar me kancer dhe ka qenë në një gjëndje të rënduar psikologjike.

Në momentin që ai ka kryer aktin nënë e tij ka qenë aty dhe ka para gjithçka, madje ka qenë ajo që ka lajmëruar policinë.

Griupi hetimor pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen pasi të marrë në pyetje nënën e gazetarit./albeu.com