Ballina Aktualitet Kastriot Myftaraj hidhet nga kati i katërt i banesës: Një javë më...

Kastriot Myftaraj hidhet nga kati i katërt i banesës: Një javë më parë ishte diagnostikuar me kancer

Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me
kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews