Sot (27.07.2022) në ora 02:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë, kanë privuar nga liria personin H.E.(37) nga fshati Reçicë e Vogël, gjegjësisht, në kryqëzimin në mes të rrugës “108” dhe rrugës “168” në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer tek ai janë gjetur marijuanë dhe 25 pako me kokainë. H.E. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të përgatitet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Më datë 27.07.2022 rreth orës 01:00, në SPB Tetovë është marrë në pyetje personi B.D. (25) nga Tetova për shkak të dyshimit se në ora 23:20 ka shtënë me armë në ajër nga automjeti në lëvizje në rrugën “Koço Racin” në Bërvenicë të Tetovës. Të njëjtit i është marrë një pistoletë me gaz “Zoraki” dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallzim përkatës.
Video bonus:
https://youtu.be/T95ycX3Fq48
Më datë 26.07.2022, në ora 11:00, në Stacionin e Policisë së Tetovës, personi L.Sh. (31) nga Sellca e Tetovës ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Ivo Ribar Lola” për shkak të keqkuptimit në komunikacion. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Video bonus:
https://youtu.be/wmmVf6_5GvY
Më datë 26.07.2022 në ora 23:00 në Stacionin Policor Gostivar, personi S.I. (46) nga Çegrani i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 22:30 është sulmuar fizikisht nga një person para një objekti hotelierik në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”. Rasti është duke u zbardhur.
Video bonus:
https://youtu.be/i2aUD0vLR18
Më datë 26.07.2022 në ora 12.35 në SPB Tetovë, 50-vjeçarja S.K. nga Tetova ka raportuar se është kafshuar nga një qen në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë.
Video bonus|:
https://youtu.be/LShhlDiuutY
Më datë 26.07.2022, në periudhën prej orës 21:00 deri në ora 24:00, në zonën e SPB Tetovë, me anë të të ashtuquajturit radar nate, është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Njëkohësisht janë konstatuar dhe sanksionuar 17 shkelje (TE-14 dhe GV-3), nga të cilat 2 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 për drejtim mjeti me më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Për shkelësit janë përgatitur urdhërpagesat përkatëse, ndërsa ata me shkeljet më të rënda do të përballen me masë mbrojtëse ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj.
SPB-Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve në komunikacion në zonën e SPB Tetovë, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të pjesmarësve të tjerë në trafik.