Ballina Kronika Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari (25 dhe 26...

Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari (25 dhe 26 korrik 2022)

Me datë 25.07.2025 në ora 23:30 në Tearcë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (22) nga Gllogja e Tetovës, me vendbanim në Danimarkë. Gjatë kontrollit në mjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf”, me të cilin transportohej, i janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe hashash. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimit përkatës.

 

Me datë 25.07.2022, në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40), nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një plumb qorr i shkrepur nga një arme zjarri. Ai është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor.
Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Me datë 25.07.2022, në ora 19:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.P. (52) nga Tetova për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij 35-vjeçare dhe nënën e saj 63-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet një kallëzim përkatës.

Me datë 25.07.2022, në ora 11:00 në SPB Tetovë, një 74 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e vëllait të saj S.P.(42) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 25.07.2022 në ora 23:40 në Stacionin Policor Gostivar, personi R.J. (41), nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:20 në rrugën “Boge Veljanovski” në Gostivar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga tre persona. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më datë 25.07.2022 në ora 17:20 në SPB Tetovë, personi L.K. (62) nga Tetova, ka raportuar se vajza e tij Zh.K.(29) nga Tetova, e cila kishte probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia. Sipas njoftimit, ajo është nisur për në Republikën e Serbisë. Po merren masa për gjetjen e personit.

Më datë 24.07.2022, rreth orës 18:00, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se zjarri ka kapluar një hambar në Gorjan të Gostivarit në pronësi të personit F.N. (27) nga Gradeci i Gostivarit. Zjarri është shuar nga banorët e zonës dhe nuk ka persona të lënduar apo bagëti. Është kryer një kontroll në vendin e ngjarjes.

Me datë 24/25 korrik 2022, në periudhën prej orës 23:45 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se F.J.(29) nga Ukraina nuk ka pasur leje pune dhe është ndaluar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Më 24.07.2022, në ora 20:45 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor- Gostivar kanë privuar nga liria personat  E.K.(23) nga Kalishti i Gostivarit dhe M.O.(37) nga Shuto Orizari i Shkupit. Ata dyshohet se rreth orës 13:45 kanë hyrë me dhunë në bodrumin e një objekti në rrugën ,,19-Nëntori“ në Tetovë dhe kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të J.Sh. (32) nga Tetova. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 24.07.2022, në ora 21:30 në SPB Tetovë, personi H.M.(52) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20:00 është sulmuar fizikisht në oborrin e tij nga fqinji i tij M.A.. Rasti është duke u zbardhur  dhe dokumentuar, ku do të vijojë dhe parashtresa përkatëse.

Më datë 24.07.2022, në ora 17:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Gllogjë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.O. (50) nga Orasha e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Tetovës e drejtuar nga F.A.(33) nga Shemshova e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar M.A.(62) nga Shemshova, pasagjer në veturën “Chevrolet”, ndërsa dy shoferët dhe një pasagjer tjetër nga automjeti “Chevrolet” S.A.(43) kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuar në Spitali Klinik i Tetovës. Me autorizim të Prokurorit Publik, ekipi inspektues nga RPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Me datë 25.07.2022, në ora 02.15, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në kryqëzimin me rrugën lokale për fshatin Siniçan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Opel Corsa“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.R.(29) nga fshati Siniçan dhe automjeti i pasagjerëve “Opel Zafira” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga D.D. (43) nga fshati Kamenjan. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar dy vozitësit, ndërsa me lëndime trupore janë konstatuar dy pasagjere nga vetura “Opel Corsa”, I.R.(26) dhe F.A.(19), të dy nga fshati Siniçan. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Më datë 24.07.2022 në ora 18.20 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën lokale për në fshatin Tresonçë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Yugo” me targa të Dibrës, e drejtuar nga Sh.O.(65) nga fshati Kosovrast i Poshtëm dhe një motoçikletës “ktm” me shenja regjistrimi të Dibrës, e drejtuar nga V.C.(36) nga Dibra. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Dibrës. Inspektimi është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gostivar

Video bonus:

https://youtu.be/tMJN_fR9KHM