Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan fatkeqësi në territorin e qytetit të Shkupit, në rrjetin rrugor ka pasur derdhje të ujit nga kanali atmosferik, i cili ka shkaktuar vërshime të niveleve nëntokësore të qendrës tregtare njoftojn; nga East Gate Mall.
Nga atje shtojne se në këto kushte, menaxhmenti i qendrës tregtare mori vendim për mbylljen e qendrës për qytetaret dhe evakuimin e vizitorëve dhe punonjësve.
Sipas skenarëve të miratuar të sigurisë dhe mbrojtjes në kushtet e një fatkeqësie elementare, qendra tregtare u evakuua brenda një kohe të shkurtër.
Aktualisht, për sigurinë e vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të qëndrojnë të parkuara deri në fund të largimit te ujit.
Sipas tyre shërbimet teknike në qendrën tregtare po punojnë për shkarkimin e ujit nga garazhi nëntokësor. Këto aktivitete do të zgjasin gjatë gjithë natës.
Në varësi të ecurisë së aktiviteteve për sanimin e përmbytjeve, qendra tregtare do të informojë nesër në orët e para të mëngjesit opinionin dhe qiramarrësit nëse qendra tregtare do të jetë e hapur për klientët, thuhet në njoftimin e Qendrës tregtare East Gate Mall.
Falenderojmë të gjithë vizitorët dhe qiramarrësit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe në kohë.
https://youtu.be/WqmmXGmh5kM