Një burrë nga Glasgou i Skocisë fitoi 3 milionë paund në lotarinë “EuroMilions”, por paratë nuk i ndau me asnjë nga dy djemtë e tij.
Në shenjë hakmarrjeje dy djemtë i shkatërruan makinën me çekiç.
Alex Robertson i cili punonte shofer fitoi një çmim prej 3 milionë paund në vitin 2012. Robertson ishte pjesë e një sindikate prej 12 shoferësh që kishin luajtur një biletë lotarie së bashku dhe fituan një çmim prej 38 milionë paundësh, më pas çmimi u nda mes tyre.
Sipas fëmijëve të Robertson, fitorja me fat ishte ” Gjëja më e keqe që mund të kishte ndodhur “.
“Ky çmim ka shkatërruar familjen tonë”, tha William Robertson. Në fakt, babai nuk pranoi t’i ndajë fitimet me fëmijët e tij, të cilëve, sipas tregimeve të tyre, do t’u jepte vetëm 200 cigare. Një gjest që dy vëllezërve nuk u ka pëlqyer aq shumë sa u “hakmorën” duke i thyer me çekiç makinën e re.
Dy djemtë, William dhe Alex (Junior) u denoncuan në polici për gjestin e tyre: “Ne ecëm nëpër rrugë në orën 23:00 dhe më pas goditëm makinën me një çekiç”, thanë fëmijët.
Fillimisht Alex (babai që kishte fituar çmimin) tha se do të përdorte shumën e parave për familjen. “Ai premtoi se do të merrte nënën e tij 78-vjeçare për të parë binjakun e saj në Australi.
Por nuk ndodhi kështu dhe paratë shkaktuan një sherr mes babait dhe fëmijëve, ndërsa burri i denoncoi edhe fëmijët për “ngacmim”, duke pretenduar se kishte marrë mesazhe kërcënuese dhe këmbëngulëse prej tyre.