Me datë 25.08.2022, rreth orës 15:20, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 39-vjeçarin O.I. nga Shkupi nën dyshimin për “falsifikim parash”, vepër e dënueshme nga neni 268 i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu morën 29 kartëmonedha të falsifikuara nga 100 euro.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresa përkatëse.
Ndryshe, O.I. po ashtu dyshohet se ka qarkulluar me kartëmonedha të falsifikuara në rajonin e gjerë të Kërçovës.