Qeveria e Kosovës ka njoftuar se u ka ndaluar hyrjen në në pikën kufitare të Jarinjës dy shtetasve serbë, Dimitrije Markoviç dhe Nenad Jeremiç.
Raportohet se dy serbët me pikëpamje pro-ruse zhvillojnë aktivitet kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë në Serbi është raportuar se sot “të shtunën “humanitarëve nga Bajina-Bashta dhe Beogradi iu ndalua hyrja në Kosovë pa ju dhënë shpjegim”.
“Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.
Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë ‘Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK’ gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjerman, etj.
Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë. ESFK u klasifikua në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në ‘Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke’, të publikuar në vitin 2013 nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke”, ka thënë Qeveria në njoftimin për ndalimin e hyrjes Markoviçit dhe Jeremiçit.
Po ashtu bëhet e ditur se në vitin 2019, tetë anëtarë të organizatës së tyre ishin ndaluar në Kosovë, për planifikimin e ngritjes së një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.