Mbrëmë (19 shtator), rreth orës 21:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Sh.B. (72) dhe Ç.B.(31) nga Brodeci i Tetovës dhe V.A.(28) nga Tetova, të cilët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas kallëzimit, në përleshje janë përdorur mjete druri dhe metali, ndërsa arsyeja dhe shkaku i përleshjes kanë qenë keqkuptimet familjare të personit V.A. me gruan e tij 26-vjeçare. Të përfshirët në përleshje Sh.B. dhe Ç.B. janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dje (19 shtator), në ora 16:00 në SPB-Tetovës është raportuar se një orë më parë në afërsi të një objekti hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes gjashtë nxënësve të mitur nga Tetova dhe fshatrat e Tetovës Sellcë, Zhelinë dhe Reçicë e Madhe. Po ndërmeren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Dje (19 shtator), në orën 14:10, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së përbashkët nga kunata e saj A.A. (44), të cilit i ka paraprirë një debat verbal mes fëmijëve të tyre. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, dje (19 shtator), rreth orës 12:10, vetura “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 22-vjeçari B.M. nga Tetova, ka aksidentuar 63-vjeçarin E.Sh.(këmbësor) nga Kamjani i Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
Dje (19 shtator), në ora 19:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Leunovë-Niqiforovë, vetura e tip ,,Audi“ me targa të Gostivarit e drejtuar nga 33-vjeçari M.J. nga Vrapçishti i Gostivarit, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri B.S. (34) nga Gostivari, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
Sot (20 shtator), në ora 07:25 në Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në Vrapçisht, vetura “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 41-vjeçari A.Sh. nga Toplica e Gostivarit ka goditur biçikletën e drejtuar nga H.B. (64) nga Dobërdolli i Gostivarit. Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.