Ballina Bota Shqetësim në rrjet për shëndetin e Mbretit, çfarë thonë mjekët për duart...

Shqetësim në rrjet për shëndetin e Mbretit, çfarë thonë mjekët për duart e ënjtura

Në rrjet janë shtuar shqetësime për shëndetin e Mbretit të ri Charles. Shumë përdorues kanë postuar foto në Twitter duke u fokusuar në duart e fryra të Mbretit. Trashëgimtari 73-vjeçar është shfaqur pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, me duar të kuqe të fryra në disa foto.

Gjymtyrët e fryra kanë qenë diçka nga e cila mbreti Charles ka vuajtur për vite me radhë. Madje me shaka ai iu referua “gishtat e sallamit” në vitin 2012 ndërsa ishte në turne në Australi.

Çfarë thonë mjekët?

Mjekët kanë dhënë mendimin e tyre për këtë çështje. Shumë gjendje mund të jenë përgjegjëse për ënjtjen, dhe gjithashtu mund të jetë mbajtja e lëngjeve ose thjesht pleqëria.

“Edema është një gjendje ku trupi fillon të mbajë lëngje në ekstremitete, zakonisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, gjë që bën që ato të fryhen”, tha Dr. Gareth Nye në Daily Star.

Gratë janë më të prirura për të zhvilluar një ënjtje të tillë sesa burrat, sepse hormoni femëror progesteroni tenton të shkaktojë këtë gjendje, duke bërë që gratë të kenë ënjtje të këmbëve pak para menstruacioneve.

Të moshuarit gjithashtu mund ta zhvillojnë këtë çrregullim nëse qëndrojnë ulur për periudha të gjata kohore.

Artriti mund të jetë një arsye, kryesisht për personat mbi 60 vjeç. Por nuk përjashtohet gjithashtu edhe dieta me shumë kripë.

/abcnews.al