Ballina Shëndeti Keni fryrje barku? Kjo është arsyeja

Keni fryrje barku? Kjo është arsyeja

Sasia e madhe e karbohidrateve në dietën ushqimore mund të jetë arsyeja për një stomak të fryrë. Mos konsumoni më alkool dhe kontrolloni sasinë e sheqerit. Sigurohuni të hani sa më shumë ushqime me sasi të ulëta karbohidratesh. Duhet të përpiqeni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.

Hani shumë shpejt

Përpiquni të hani me kafshata të vogla dhe t’i përtypni ato mirë, në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë. Kjo shërben edhe për të qëndruar të shëndetshëm, të largoni fryrjen dhe për të humbur peshë.

Kapsllëku

Kjo situatë aspak e këndshme tregon se duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me fibra. Situata mund të përkeqësohet nëse ju nuk konsumoni rregullisht fibra. Qëndroni larg bukës së bardhë . Konsumoni sa më shumë fruta dhe lëngje në dietën tuaj.

Sasi e pamjaftueshme e ujit

Një numër shumë i madh problemesh shëndetësore shkaktohen nga dehidratimi. Sasi të mëdha të alkoolit dhe kafesë mund të çojnë në këtë problem. E mbani mend kur mund të keni pirë 6-8 gota ujë në ditë? Trupi përdor lëngjet e depozituara në inde kur i mungon uji, dhe fryrja mund të shkaktohet pikërisht nga kjo mungesë e ujit. Gjithçka që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.

Stresi kronik

Stresi është një nga shkaqet kryesore që mund të shkaktojë fryrje. Sistemi juaj tretës nuk mund të performojë funksionin e tij të plotë nën stres. Dhimbja e stomakut dhe kapsllëku mund të shkaktojnë fryrjen. Mund ta ndaloni këtë gjendje duke e lehtësuar veten tuaj nga energjitë negative që ju rrethojnë.