Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare.
Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.
Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.
26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.
Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.
Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.
Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.