Ballina Aktualitet Shqiptarët “kampionë” në rajon për përdorimin e mediave sociale

Shqiptarët “kampionë” në rajon për përdorimin e mediave sociale

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Shqiptarët janë populli që përdorin më së shumti mediat sociale në rajon. Sipas disa të dhënave të marra nga Eurostat, rezulton se Kosova është shteti me përqindjen më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, më konkretisht mbi 80 për qind e popullsisë.

Kosova pasohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ku 70-70 për qind e popullsisë rezultojnë përdorues të mediave sociale. Dhe e radhës është Shqipëria dhe një pjesë e Serbisë ku aktive në mediat sociale rezulton të jetë 60-69 për qind e popullsisë.

Të dhënat janë për 12 muajt e fundit dhe të anketuarit kanë qenë nga 16 deri në 74 vjeç.

Eurostat e përkufizon pjesëmarrjen në mediat sociale si krijimi i një profili të përdoruesit, postimi i mesazheve ose kontributeve të tjera në Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, etj. Kjo do të thotë që njerëzit që kanë llogari në mediat sociale, por nuk i përdorin asnjëherë, nuk përfshihen në statistikat e sipërpërmendura. /abcnews.al/