Ballina Kronika VIDEO/ Dalin pamjet kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik...

VIDEO/ Dalin pamjet kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik dhe “zhduket”

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare.

Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.

Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë  një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.

Lexo edhe: Udhëtimi i fundit i 21-vjeçares në Greqi, shpallet në kërkim shqiptari që i mori jetën, e përplasi me makinë në qendër të Selanikut

Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews