Ballina Bota Dyshohej se spiunonte për rusët, Gjermania arreston një punonjës të inteligjencës

Dyshohej se spiunonte për rusët, Gjermania arreston një punonjës të inteligjencës

The Norman Foster redesigned German Bundestag Reichstag German national parliament Berlin, Germany

Prokurorët federalë të Gjermanisë kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme (BND) me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë.

Kreu i BND-së, Bruno Kahl tha se diskrecioni ishte thelbësor, pasi çdo detaj i hetimit që u bë publik mund t’i jepte “kundërshtarit një avantazh në qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.

“Me Rusinë kemi të bëjmë me një aktor ku duhet të llogarisim pamëshirshmërinë dhe gatishmërinë e saj për të qenë të dhunshëm”, tha ai.