Në vigjilje të festave të fundvitit, sot në sallën e Këshillit Komunal, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Lidhjen Sportive Komunale ka bërë shpërndarjen mirënjohjeve për sportistët dhe shkollat komunale që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e sportit të qytetit tonë.
Ky ishte vit i sportit. Qindra aktivitete të dobishme për qytetin tonë, për qytetarët tanë, nxënësit e nxënëset si dhe të rinjt tanë që na kanë bërë krenar me paraqitjet e tyre.
Viti 2023 do të jetë vit i punës. Do të jetë vit i sportit. Më shumë hapësira rekreative sportive, në funksion për sportin. Më shumë për qytetin tonë, shkruan Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.