Ballina Aktualitet Çfarë fshihet pas kërcënimeve me bomba?

Çfarë fshihet pas kërcënimeve me bomba?

Kërcënimet me bomba janë sulme hibride dhe sipas analizave mund të ketë disa arsye për shfaqjen e tyre, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Alarmet për bomba janë sulme hibride dhe sipas analizave janë të mundshme tri nivele të arsyeve për paraqitjen e tyre, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Nga tre nivelet e mundshme për arsyet e sulmeve hibride, sipas tij, në vend të parë janë interesat gjeostrategjike që janë të ndërthurura në shtet, pastaj interesat politike, por edhe aventureske, siç ishte rasti me dy të mitur në Shkup dhe në Kavadar.

Prej më shumë se dy muajsh opinioni është alarmuar nga raportimet e rreme për bomba në disa shkolla, objekte publike dhe institucione. dhe emaile të reja me kërcënime mbërritën gjatë ditës. Policia ka kryer kontrolle në shkollat në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Strugë, pas së cilës ka rezultuar se të gjitha alarmet janë të rreme.

Raportet e sotme, sipas ministrit përgjegjës, kanë specifika, të cilat do të analizohen nga Departamenti i Krimit Kibernetik. “Sa i përket raporteve për bomba që kanë qenë në Dellçevë, tashmë është në fazën përfundimtare dhe pritet që për një ose dy ditë të sigurohen provat dhe të bëhet kallëzim penal. “Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e një raporti tjetër në Shkup, i cili është bërë para disa ditësh dhe aktualisht është në procesim”, thotë Spasovski.

Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë diskutoi sot në një seancë të mbyllur për kërcënimet me bomba. Në të, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, prezantoi Raportin për masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga MPB në lidhje me raportimet e rreme për mjete shpërthyese të vendosura. Informacioni është klasifikuar si sekret shtetëror.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të pakënaqur me mbylljen e seancës për publikun, u larguan nga diskutimi. Deputeti Brane Petrushevski, pas daljes nga seanca, tha se si opozitë kanë kërkuar që të mos fshihen, por të diskutohet se cilat janë të metat sistematike në MPB që çojnë në situata të tilla.

“Sot u vërtetua se kreu i krimit të lartë të organizuar është në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme. Menduam se seanca mund të ndahej në dy pjesë, pra në pjesën e parë të diskutonim për çështje të hapura, të cilat nuk duhet të klasifikohen. Kemi kërkuar të diskutojmë se si është e mundur që Ministria e Brendshme të mos ketë kapacitete për të zbuluar kërcënimet e rreme me bombë. Kemi kërkuar që të jetë temë për diskutim dhe në pjesën e dytë të diskutohen të gjitha informatat që ministri i konsideron të klasifikuara, por propozimi ynë nuk është pranuar”, tha Petrushevski./Deutsche Welle Në shqip Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews