Një 57-vjeçar ka humbur jetën ndërsa udhëtonte drejt Kosovës
Sipas mediave vendase, Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe ishte duke ardhur në vendlindjen e tij në Suharekë, kur ka ndërruar jetë papritmas gjatë rrugës.
Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.
“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.
Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e familjes.
Video bonus:
https://youtu.be/MNN8ej_9GgE