Ballina Aktualitet Opinione DEVIJIMET SHOQËRORE DHE TRAJTIMI ALLA-XHAFERRÇE! (fenomeni “skopsko i se e mozhno”)

DEVIJIMET SHOQËRORE DHE TRAJTIMI ALLA-XHAFERRÇE! (fenomeni “skopsko i se e mozhno”)

Fatmir Limani

Nëse dikur vetëm qendra e qytetit “ishte” përplot me “drogirash”, sot lëndët narkotike janë shpërndarë në të gjitha shkollat.

Para ardhjes në pushtet të satrapvëe të tanishëm fenomeni i vrasjeve, vetërasjeve, shkurorëzimeve, drogimit, kazinove, mitmarrjes, vjedhjeve dhe korrupsionit ishin në nivel të ulët ose inekzistente.

Në mënyrë që reagimi mos trajtohet me subjektivitet dhe tendencë për përfitime të poenave politike, ekspert e fushës do të duhet të paraqesin në mënyrë tabelare zhvillimet e fenomeneve të këtilla ndër vite, por edhe faktorët që ndikuan në rritjen dhe përhapjen në shoqëri.

Krahasimet përpara dhe pas v.2001:

• Kërçova numëronte 10 raste përdoruesish të drogës, ndërkohë që sot çdo i treti është përdorues i narkotikve.

• Mbi 1.400 përdorues të drogës janë të regjistruar në sektorin e Punëve të Mbrëndshme-Kërçovë, sa është numëri i përgjithshëm i përdoruesve të paregjistruar ?!

• Ndarëjet e çifteve ishin në gishta ndërkohë që në ditët e sotme as që flitet për bashkëshortësi të rregullt e të mirëfilltë !

• Largimi i të rinjëve nga vendlindja as që diskutohej përpara luftës ndërkohë që sot, pushtetarët realizojnë planet e Pashiqit, duke dëbuar të gjitha familjet që janë kundër pushtetit diktatorial.

• Në ditët e sotme narkotikët shpërndahen nga përfaqësues të Komunës, duke shfrytëzuar libreza identifikimi të falsifikuara të inspektorve të policisë.

• Dikur lëndët narkotike arrit’nin deri te mosha e rritur e Rinisë, ndërsa në ditët e sotme shitet edhe në shkolla fillore.

• Policia e Tetovës prangosi pesë nxënës të shkollës së mesme, duke shpërndarë lëndë narkotike.

E gjithë kjo nga fakti që Qeveria e tanishme aprovoi ligje të legalizimit të narkotikve, për të mbushur arkat e familjeve të tyre, pavarsisht shkatërrimit që i bëjnë rinisë.

Fenomenet devijante arritën dhe u kultivuan pas luftës nga hajdutët që udhëheqin pushtetin dy-dekador.

Fajtorët kryesor dhe kujdestar të përhapjes së lëndëve narkotike dhe shkatërrimit të shoqërisë mbeten udhëheqësit e deritanishëm, të cilët lejuan dhe përhapën të njejtat, për përfitime personale dhe grupore.

*Ps: Është koha e ndëshkimit të satrapve, të cilët shkatërruan rininë dhe familje të tëra.
F. B. L.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews