Një makinë është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë
Mbrëmë (03 janar), në ora 03:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Gllogjë të Tetovës, ka rënë zjarr në automjetin “Audi” me targa gjermane, e drejtuar nga 23-vjeçari E.Sh. nga Dobroshti i Tetovës.
Nuk ka persona të lënduar.
Video bonus:
Lajmet e tjera nga kronika:
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (02 janar), rreth orës 21:30, në rrugën për në lokalitetin “Banja” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat S.A. (50) dhe A.J. (36), të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre kanë gjetur marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Dje (02 janar), rreth orës 19:00, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Neproshteni i Tetovës, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur marijuanë. Pas dokumentimit të çështjes ndaj të miturit, do të vijojë një parashtrim përkatës.
Dje (02 janar) rreth, orës 23.00 në rrugën për lokalitetin “Banja” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë ndaluar 43-vjeçarin E.I. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer është gjetur një thikë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet një parashtresë përkatëse në bazë të Ligjit për Armët.
Dje (02 janar), rreth orës 19:50 në SPB-Tetovë është thirrur 45-vjeçari B.Sh. nga Çellopeki i Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 41-vjeçar A.D. se rreth orës 15:00 ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2 janar), rreth orës 20:50, në rrugën e “Balindollit” në Gostivar, kanë privuar nga liria 42-vjeçarin M.H. nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në dhunën e raportuar më 1 janar në një objekt hotelik në Gostivar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Dyzet vjeçari A.B. nga Neproshteni i Tetovës, dje (2 janar), në ora 16:00, në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë, në Bërvenicë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga 45-vjeçari H.R. nga Poroi. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Mbrëmë (03 janar) në orën 04:00, 34-vjeçari E.A. nga Zhelina e Tetovës, ka raportuar se dje rreth orës 16.00, pas një debati të mëparshëm verbal, i afërmi i tij A.U.(27) nga i njëjti fshat para shtëpisë familjare të E.A. e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Pesëdhjetë e dy vjeçari M.F. nga Reçica e Vogël e Tetovës, dje në mbrëmje (02 janar), në ora 21:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se i është vjedhur automjeti “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës, të cilin në mëngjes e kishte parkuar me dyer të pa bllokuara, në rrugën “Kuzman Josifoski -Pitu” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e mjetit.