Ballina Kronika I ndalon zemra 41-vjeçarit në Prizren, dyshohet se përdori stimulues për …

I ndalon zemra 41-vjeçarit në Prizren, dyshohet se përdori stimulues për …

Një 41-vjeçar ka vdekur gjatë mëngjesit të së mërkurën në Spitalin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka thënë se viktima ka vdekur rreth orës 07:00, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, ka thënë Bytyqi.

KOHA ka mësuar se viktima tash e disa ditë po trajtohej për shkak se dyshohet se ka përdorur stimulues për marrë*dhënie sek*suale.