Ballina Kronika Humbi jetën në Itali nga zjarri natën e Vitit të Ri/ Shokët...

Humbi jetën në Itali nga zjarri natën e Vitit të Ri/ Shokët e klasës bëjnë homazhe për 17 vjeçarin shqiptar

Nxënësit e shkollës Enaip të Pasian di Prato në Itali kanë bërë homazhe për 17 vjeçarin shqiptar Ledjan Imeraj që humbi jetën në një ndërtesë në Santa Caterina di Pasian di Prato.

Imeraj ndërroi jetë më 31 Dhjetor pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku po qëndronte.

Mediat italiane bëjnë me dijse se fëmijët e shkollës thonë se e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend homazhi për studentët dhe mësuesit. Disa njerëz lënë një kujtim, disa një lule, të tjerë ndalojnë në heshtje për ta kujtuar atë.

Ledjani humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda.

I mituri shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të vitit që lamë pas në ambientet e kësaj qendre komunitare.

Video bonus:

 

Artikulli paraprakQentë e rrugës makthi i shkupjanëve, sulmojnë pesë qytetarë brenda një dite, lajme të ngjashme edhe nga Tetova, Kumanova dhe Ohri
Artikulli tjetërI ndalon zemra 41-vjeçarit në Prizren, dyshohet se përdori stimulues për …