Ballina Kronika Kronika, 19 janar 2023: 13 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika, 19 janar 2023: 13 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Me datë 18.01.2023, në ora 22:30 në Sanakos të Gostivarit, punonjësit policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar janë privuar nga liria personat L.I.(29) dhe D.R.(29), të dy nga Piroku i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer tak ata është gjetë dhe konfiskuar marijuanë. Personat janë ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në Sanakos të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin I.J. (32) nga Sanakosi. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banon I.J. janë gjetë dhe konfiskuar tre qese me paketime të vogla individuale me marijuanë dhe një peshore dixhitale. Personi është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 18.01.2023, në ora 14:50, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar në një supermarket në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar kanë privuar nga liria S.Sh.(36) nga Gostivari. Ajo ishte kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
S.Sh. është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Me datë 18.01.2023, në ora 01:25 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë është kapluar nga zjarri vetura “Volkswagen sharan” me targa të Shkupit, në pronësi të K.S. (72) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri me intervenim të ekipit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, është lokalizuar menjëherë.

Me datë 18.01.2023, në ora 12:50 në SPB Tetovë, një 24 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 24.08.2021 deri në gusht 2022 është mashtruar në disa raste nga një grua me iniciale A.A., e cila ishte prezantuar si juriste. Sipas kallëzimit, ajo e kishte bindur në mënyrë të rreme se do ta ndihmonte në procedurat gjyqësore, për të cilën i ka kërkuar dhe ka marrë rreth 105 mijë euro. Siç raportohet, ajo ka mësuar për mashtrimin nëpërmjet një personi të tretë që A.A. nuk ishte fare avokate dhe nuk kishte bërë asnjë ankesë në gjykatë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më 17 janar, rreth orës 20:55, në Reçicë të vogël të Tetovës, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin H.E. nga ky fshat për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti, pas së cilës është dërguar në burgun e Tetovës.

Më 17-janar, rreth orës 10:30, në Tearcë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 25-vjeçarin E.M. nga ky fshat për të vuajtur dënimin me burg. Menjëherë, E.M. është dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup.

Më 17-janar, rreth orës 21:30, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 24-vjeçarin E.E. nga Tetova për arsye se gjatë gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 17-janar, rreth orës 18:15, në bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar nga liria personat R.T.(23), E.L.(18), F.R.(20) dhe një 17-vjeçar nga Tetova, si dhe personin E.D.(22) nga Bozovca e Tetovës, ku gjatë kontrollit të tyre është gjetur marijuanë. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari N.S. nga Korita e Gostivarit, më 17 janar, në ora 12:10 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:30 në rrugën “Momir Markovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga tre persona nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Njëzet e tetë vjeçari A.D. nga Strajani i Gostivarit, më 18 janar, në ora 02:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 01:00 para një lokali në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, bashkë me vëllain e tij janë sulmuar fizikisht nga personi E.R.(34) nga Gostivari. Pak më vonë, E.R. ka raportuar se më herët dy vëllezërit janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë kërcënuar me një send të mprehtë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Më 18 janar, dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Bastisje në Shipkovicë, gjendet një sasi e madhe armësh dhe municioni, një person është arrestuar (VIDEO)

Bastisje në Shipkovicë, gjendet një sasi e madhe armësh dhe municioni, një person është arrestuar

Sot (19.01.2023) nga zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme dhe SPB-Tetovë, në rrugën “Pollog”, është privuar nga liria personi me inicialet U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës.

Gjatë kontrollit të makinës së tipit “Opel Astra” me targa regjistrimi të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Tetovës, në shtëpinë e tij u gjetën 237 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë me plumba, një pistoletë “Glock 17” me kornizë me fishekë 9 mm, pistoletë me gaz, një pushkë gjysmë automatike “Khan Аrms” me 5 gëzhoja.

SPB – Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 396 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë./tetova.com