Nga Selim Ibraimi
Zv. kryeministri dhe miku i ngushtë i kryetarit Ali Ahmeti (BDI), Artan Grubi me fushatën e tij Rap ose Hip -Hop në vitin 2022 e solli BDI -në kolaps në Pollog, thonë kritikuesit e tij. Grubi me ministrin e Jashtëm Osmani janë njerëzit më besnikë që ia mbajnë letrat kryetarit. Ndoshta Ahmeti nuk ka faj që në parti kanë hyrë dhe kanë dalë shumë njerëz me prejardhje të ndryshme familjare dhe politike nga e kaluara ish- komuniste.
Aktualisht BDI ka tre probleme serioze dhe kronike:
Së pari, pas vitit 2002, me dijeninë apo jo të Ahmetit, në parti u vendosën një grup politikanësh të PPD-së të lidhur ngushtë me Cërvenkovskin. Grupi i dytë përbëhej nga ish-komunistë shqiptarë të sistemit socialist maqedonas. Në grupin e tretë pastaj hynë djemtë e familjarëve të partisë dhe të tjerë të ardhur me misione brenda dhe jashtë.
Situata aktuale i ka burimet këtu, dhe është e qartë se nuk do të përmbyllet me një marrëveshje. Për të ruajtur nivelin e mëparshëm të pushtetit, dhe të autoritetit publik, pra të para vitit 2002, kryetari Ahmeti duhet të zgjidhë ose me figurat e ish-sistemit komunist ose të bëjë zëvendësimin e ekipit aktual me njerëz të pastër e që do të zbuste veprimet për përçarje më të madhe të partisë.
Selim Ibraimi
(27/1/2023)
Video bonus:
Video bonus: