Një makinë e tipit “Volkswagen Golf” ka përplasur 18-vjeçaren nga Sllatina, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes
Dje (10.01.2023), rreth orës 01:30, në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës është raportuar se më datë 09.01.2023, rreth orës 18:50, në kryqëzimin e rrugëve “29 Nëntori” dhe “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf”, ka përplasur 18-vjeçaren me inicialet E.N. nga Sllatina e Tetovës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Tetova News.
Në këtë aksident E.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.
Video bonus: