Fëmija nuk ka mundur të shpëtohet me gjithë përpjekjet e mjekëve, burri ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet teksa po largohej nga vendi i ngjarjes së përgjakshme.
Një tragjedi e madhe familjare ka ndodhur mbrëmë në Zagreb kur një burrë ka hyrë në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe ka goditur me thikë atë dhe foshnjën e saj një vjeç e gjysmë. Fatkeqësisht, vajza iu nënshtrua plagëve të marra dhe gruaja po lufton për jetën.
Një skenë e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë vonë në një shtëpi në rrugën e Kanali i Dytë në Zagreb.
Mbrëmë rreth orës 20.30, në shtëpinë ku jeton ish-partnerja e tij 41-vjeçare me një fëmijë ka ardhur G.P. (41). Mes ish-bashkëshortëve ka shpërthyer një debat i ashpër gjatë së cilës, sipas Jutarnji list, ka sulmuar me një send të mprehtë gruan fatkeqe.
Në të njëjtën kohë, ai nuk hezitoi t’i shkaktonte fëmijës lëndime të tmerrshme. Jo shumë kohë pas arratisjes së tij, nëna dhe fëmija u transportuan në spitalet e Zagrebit.
Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fëmija nuk ka mundur të shpëtohet.
Pas kësaj, burri është larguar në drejtim të panjohur nëpër lagje, ka përfunduar në unazë, ku është përplasur nga një automjet, i cili e ka vrarë në rrethana ende të pazbardhura.
Po vijon hetimi policor për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti brutal.
Më shumë informacion priten pasi gruaja fatkeqe, e cila është 41 vjeçe, të marrë veten dhe t`i përmirësohet gjendja shëndetësore.
Nga Prokuroria Publike e Zagrebit thonë se për rastin do të lëshojnë një deklaratë./TetovaNews
Video bonus:
Video bonus: