Mbrëmë një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Lakrishtë”, rreth orës 20:40, ku Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.
“Po ashtu njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.