Albano Velo dhe Andrew Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa.
Mediat kanë publikuar fotot e tyre, teksa darkonin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Të dy ata, sipas informacioneve, janë miq të afërt të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
Fillimisht dyshohet të dy janë hakmarrë për shokun e tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë të paguar për vrasjen e bërë tek Komuna e Parisit.
Për vrasjen e Papës, 30-vjeçari Velo është vënë në pranga në Rinas, pasi po kthehej nga Franca, ku ishte larguar vetëm 4 ditë pas atentatit në një lokal në Tiranë. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, Andrew Bode, 44-vjeç, i njohur edhe me emrin Edvin.