Ballina Kronika Vrau klientin 31 vjeçar për një faturë, “Kobra” lihet në burg, fshiu...

Vrau klientin 31 vjeçar për një faturë, “Kobra” lihet në burg, fshiu kamerat (dinamika e krimit)

Dibran Hoxhaj, i njohur edhe me nofkën “Kobra” u shfaq i qetë dhe pa asnjë shenjë pendese në seancën gjyqësore ku u njoh me masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për vrasjen Visar Cengut dhe plagosjen e Rutget Shehut nga Kukësi.

Në burg, Gjykata la dhe 5 të arrestuarit e tjerë: Arben Vezajn, Burim Mazrekun, Jesmir Badallin, Kujtim Gashin dhe Enver Amrallahun, te akuzuar per “Pjesëmarrje në rrahje”.

Në vendimin e saj të shkurtuar, Gjykata zbardh dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi në një lokal në rrugën magjistrale Prizren-Zhur.

Ajo thotë se shkak për të është një mosmarrëveshjeje për pagimin e faturës në lokal dhe fillimisht përleshja ka ndodhur mes punëtorëve të lokalit dhe 3 klientëve.

Duke iu referuar provave filmike dhe dëshmive nga vendngjarja, Gjykata thotë se pas rrëmujës të krijuar në lokal, 3 të rinjtë nga Kukësi dolën nga lokali dhe pasi hipën në një makinë me targa angleze tentuan të largohen.

Në këtë moment, thotë Gjykata, në parkingun e lokalit ka dalë Dibran Hoxhaj i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës.

Për pasojë, Visar Cengu i ulur në sediljen e pasme të makinës është qëlluar dhe ka humbur jetën rrugës për në Kukës.

Ndërkohë që Rutget Shehu i ulur në sediljen e parë të pasagjerit është plagosur dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Kukësit u dërgua në Tiranë.

Gjithashtu në vendim, Gjykata thekson se autori i kësaj ngjarje ka hequr pajisjen e DV me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews