Pas bujës së madhe dhe shitjeve rekord të librit të tij të parë “Spare”, Princ Harry ka deklaruar për The Telegraph se ka materiale të mjaftueshme sa për të botuar një libër të dytë.
Sipas tij ka ende shumë situata që lidhen me Mbretin Charles dhe Princin William që njerëzit nuk i dinë.
Harry theksoi se transkripti origjinal për librin e dytë ishte dyfish i të parit dhe ka detaje mjaft interesante por që nëse ato publikohen, babai dhe vëllai i tij nuk do i flisnin më kurrë.
Ai shpjegoi se drafti i parë i “Spare” ishte 800 faqe, ndërsa është publikuar me vetëm 400.
Duka shtoi: Ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht midis meje dhe vëllait tim, dhe deri diku midis meje dhe babait tim, që thjesht nuk dua t’i dijë bota. Sepse nuk mendoj se do të ma falnin kurrë.
Spare, i cili u botua globalisht të martën, shiti mbi 400,000 kopje. Libraritë në Mbretërinë e Bashkuar u hapën herët të martën për të ofruar librin e Harry-t – por radhët ishin të pakta pas rrjedhjeve përpara publikimit.