Ambasadori i Rusisë në Estoni, Vladimir Lipayev, ka deklaruar se Perëndimi, më saktë anglo-saksonët po armatosin vendet balltike me synim krijimin e pararojave të militarizuara përkundrejt Rusisë:
“Estonia po armatoset në mënyrë aktive dhe nuk është e qartë se pse. Këtu ata kanë ndërmend të dorëzojnë armët më modern konvencionale që mund të mbajnë në rreze goditjeje Shën Peterburgun.
Një sistem mbrojtjës anti-raketor me rreze të mesme po krijohet në Estoni. Pyetja që shtrohet është: Kundër kujt planifikon të shkojë në luftë Estonia?”, është shprehur ai në një televizion rus.
Lipayev ka konfirmuar se do të largohet nga vendi më herët sesa 7 shkurti pas kërkesës së Estonisë dhe uljes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.