Ballina Bota Suedia: Turqia na kërkon shumë në këmbim të anëtarësimit në NATO

Suedia: Turqia na kërkon shumë në këmbim të anëtarësimit në NATO

Suedia është e bindur se Turqia do ta miratojë kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të NATO-s, por nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ka vendosur për mbështetjen e kësaj kërkese, tha të dielën kryeministri suedez.

“Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, dhe gjithashtu kërkon gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’ua japim“, tha kryeministri Ulf Kristersson gjatë një konference në Suedi.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, duke synuar të kapërcejnë kundërshtitë e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Dy vendet aplikuan në maj për t’u bërë pjesë e NATO-n, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë, por Turqia kundërshtoi dhe akuzoi këto vende se po strehonin militantë, përfshirë përfaqësues të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur nga Turqia si një organizatë politike e jashtëligjshme.

Një çështje problematike ka qenë dhe ekstradimi i atyre personave që Turqia i konsideron si terroristë. Ankaraja shprehu zhgënjimin me një vendim në fund të vitit të kaluar të marrë nga Gjykata e Lartë suedeze për të bllokuar një kërkesë për ekstradimin e një gazetari, me lidhje të dyshuara me klerikun islamik Fetullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për tentativë për grusht shteti. / VOA

Artikulli paraprakFinlandezët populli më i lumtur në botë, tri gjërat që mund të mësojmë nga ata
Artikulli tjetërVodhën mijëra euro në banesën e zyrtares, Gjykata cakton burg për nënë e bir