Alarme për bomba të vendosura janë marrë sot pasdite në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, disa qendrave tregtare, RTVM-së dhe Qendrës së Transportit.
“Sot (08.02.2023) rreth orës 13:20, në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në RTVM, në Qendrën e Transportit, QTQ, Xhevahir Siti, QT Ist Gejt, QT Siti Moll, është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste./Alsat/