Vetëm në katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga qyteti i Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Kjo nënkupton se janë shuar rreth 8 paralele. Nga sektori për veprimtari komunale thonë se këto të dhëna janë shqetësuese pasi që shkollat janë duke ngelur pa nxënës.
“Me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë në shkollat e mesme kërkuam informacion nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme se sa nxënës kanë marrë fletëshpërngulje, ku nga informacionet nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës, ndërsa nga shkollat e mesme fletëshpërngulje kanë marrë 59 nxënës dhe në qoftë se këta numra i përllogaritim në numër të paraleleve, duke marrë minimum prej 25 nxënës në një paralele, i bie që kemi tetë paralele më pak”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim.
Vetëm në shkollën e mesme të mjekësisë janë shpërngulur 8 nxënës në gjysmë vjetorin e parë, ndërsa nga janari deri në fund të vitit 2022 janë shpërngulur edhe 13 nxënës, tregon drejtori i shkollës Binaz Pajaziti.
“Nga shtatori në dhjetor në shkollën tonë janë shpërngulur tetë nxënës dhe nëse e marrim vitin paraprak që është nga janari në dhjetor është 21 në total, tetë janë nga shtatori dhe 13 janë nga janari në qershor”, tha Binaz Pajaziti, drejtor i shkollës.
Ka raste që në shkollat e Malësisë së Tetovës janë mbyllur paralele për shkak të mungesës së nxënësve, ndërsa ky fenomen ndodh në shumë qytete të vendit, ku familjet shpërngulen bashkë me fëmijët drejt vendeve të perëndimit për standard më të mirë jetese.
Shkollat e Tetovës po boshatisen, 8 klasa shuhen vetëm për këtë gjysmë-vjetor
Kurbeti po i boshatisë shkollat në rajonin e Tetovës. Rreth 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë fletëshpërngulje nga fillimi i vitit shkollor. Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se 143 nxënës janë nga shkollat fillore ndërsa 59 nga shkollat e mesme. Sipas këtyre shifrave, vetëm gjatë gjysmë-vjetorit të parë janë mbyllur 8 paralele.
“Shpërngulja është për afërsisht e njëjtë gati se e njëjtë në çdo shkollë fillore ku në shkollën “Istigball” kemi 8 shpërngulje, në Shipkovicë 11, në “Kirili dhe Metodi” 19, në “Naim Frashëri” 18, në “Kikish” 8, në Migjeni 13, në “Besa” të Veshallës 7, në përparimi të Recicës madhe 18, në “Liria” 4, në “Goce Dellcev” 15 dhe në shkollën “Skënderbeu” 18. Sa i përket shkollave mesme fletëshpërngulje më tepër kemi në shkollën “8 shtatori” shkolla ekonomike, ku fletëshpërngulje kanë marrë 35 nxënës në gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” 3 nxënës, në mjekësi 7 nxënës në 7 marsi 4 nxënës dhe në shkollën e mesme “Gjoce Stojcevski” 10 fletëshpërngulje”, u shpreh Nazmi Dauti, Komuna e Tetovës.
Drejtori i Shkollës së mesme të Mjekësisë Binas Pajaziti thotë se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti nga kjo shkollë janë larguar 21 nxënës.
“Dikur shkolla jonë kishte numër shumë më të madh të nxënësve, dhe aktualisht jemi një ndër shkollat me numër më të madh të nxënësve në vend edhe kolektivit që e kemi. Afërsisht numërojmë 2150 nxënës por dikur kemi pasur 2750 nxënës para 10-15 viteve. Gjithnjë shkon në rënie e sipër numri i nxënësve, është humbur një klasë për një periudhë kohore”, tha Binas Pajaziti, Drejtor i Shkollës së mesme të mjekësisë.
Fletë-shpërnguljet, kryesisht janë marrë për emigirim jashtë shtetit, ndërsa të pakta janë rastet ku fletëshpërngulje janë dhënë për ndërrimin e qytetit. /Alsat.mk