Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë, një seance solemne u zhvillua ne Parlament ku mbajtën fjalime Presidentja Osmani, kryeministri Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.
Për shekuj shqiptarët e Kosovës vuajtën dhunën terrorin dhe spastrimin etnik por sot prej 15 vitesh ata kanë shtetin e tyre edhe pse disa kombe ende nuk e kanë njohur.
Në këtë 15 vjetor qytetarët festojnë me shpresën se përplasja me Serbinë do të ketë një zgjidhje.
Flamuri i Kosovës u valëvit që në orët e para të mëngjesit, ku në cermoni ishin të pranishëm presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Më pas ata zhvilluan homazhe në varrezat e Prekazit si dhe bën nderime te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.
Në parlamentin e Kosovës në këtë ditë të shënuar u zhvillua një seancë solemne, ku u luajt himni por edhe tingujt e këngës Baresha e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha.
Në fjalimin e saj para Kuvendit Presidnetja Osmani u shpeh se Kosova është forcuar si shtet si dhe u ndal edhe tek dialogu me Serbinë.
“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog. Një epilog që e kemi thënë secili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe presidenti [amerikan, Joe] Biden në letrën që është drejtuar mua si presidente, e ajo është njohja reciproke”.
“Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridike dhe sovraniteti jonë janë të panegociueshme”, tha Osmani.
Kryeministri Kurti u shpreh se akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të vendit
Në një kohë të vështirë politikisht, kur jo vetëm politikanët dhe diplomatët, por edhe teoricienët politikë besonin që kishte perënduar epoka e shtetndërtimeve, shtetformimeve në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë parlamentare e mirëfilltë. Kjo falë miliona vullneteve politike që ndër vite thirrën “Kosova Republikë”, derisa këtë parullë politike e kthyen në një emër zyrtar shtetëror
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e urimit kritikoi Serbinë duke thënë se nuk është tërhequr nga agresioni.
“Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare. Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës”, tha Begaj.
Pavarësine e Kosovës e uruan edhe Presidenti i SHBA Joe Biden i cili e vuri theksin tek njohja reciproke, presidneti Macron si dhe lidere te tjeter boterore.