Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku mësohet se një person i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji.
65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatane.
Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.