Ballina Aktualitet Djali i heroit kombëtar Adem Jashari shkon për ngushëllime në Llërcë të...

Djali i heroit kombëtar Adem Jashari shkon për ngushëllime në Llërcë të Tetovës (FOTO)

Lulzim Jashari, i biri i heroit kombëtar Adem Jashari, këto dy ditë ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Fotografitë me eksponentët e “Grupi i zjarrit” dhe të lëvizjes BESA u bënë virale në rrjet, duke aluduar se ai po ndërmjetëson për afrimin e tyre.

Ai sot ka qëndruar në fshatin Llërcë, ku ka shkuar për ngushëllime, transmeton tetova.com, sipas informacioneve të shpërndara në rrjetin social:

Sot, na nderoi duke na e zbutur dhimbjen e madhe me rastin e vdekjes së gjyshit tonë Haxhi-Ejup Ilazit, djali i heroit kombëtar Adem Jashari- Lulzim Jashari. Familja Jashari është vet historia jonë!

Faleminder për vizitën dhe ngushëllimet. Familja jonë është mirënjohëse! – shkruan në profilin e tij në fb.Jashar Ilazi.

Përndryshe, djali i heroit kombëtar ka qëndruar për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku në ndërkohë është takuar me eksponentë të `Grupit të Zjarrit` në Shkup dhe me drejtuesit e Lëvizjes BESA në Tetovë.

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews