Komisioni Rregullator i Energjetikës muajin e kaluar ka dhënë licencë për punë 26 termocentraleve fotovoltaike me fuqi prej 6 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga burime ripërtrirëse. Bëhet fjalë për biznesmen vendor të cilët kanë investuar në centrale fotovoltaike që sigurojnë rrymë për nevojat prodhuese. Një pjesë e biznesmenvë që kanë marrë licenca prodhojnë mobilje, pastiçer, ndërsa një pjesë prej tyre janë edhe nga sektori farmaceutik.
Sipas Marko Bislimoskit, kryetarit të KRRE-së, për një vit nnë vend janë ndërtuar termocentrale fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm të instaluar që është më i madh se termocentrali Oslomej. Rryma prej diellit, vlerëson ai, u tregua si shpëtim për sektorin privat në luftën për mbijetesë ekonomike, konkurrencën e rritur, rritjen dhe zhvillimin.
“Interesi në sektorin privat për investime në centralet fotovoltaike është i lartë, për vetëm 13 muaj, KRRE ka dhënë licenca për gjithsej 293 centrale me kapacitetin e përgjithshëm të instaluar prej 158.2 MW që janë në funksion dhe prej të cilëve prodhohet energji elektrike nga burime ripërtrirëse”, tha Bislimoski.
Në vitin 2022, KRRE ka dhënë licenca për gjithsej 267 centrale, që është dyherë më shumë nga vendimet e miratuara për dhënien e licencave në pesë vitet paraprake. Nga viti 2017 deri në vitin 2021, janë miratuar 146 vendime për dhënien e licencave.