Një djalë pesë vjeçar nxor i gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tij në Turqi, 105 orë pas tërmetit të parë që goditi vendin mbi një javë më parë.
Shtëpia e Aras ishte në qytetin e shkatërruar të Kahramanmaras, afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.
Kur u dërgua në spital, kishte filluar hipotermia dhe temperatura e trupit i kishte rënë në 28 gradë Celsius.
Nëna e Aras gjithashtu i mbijetoi tërmetit, por babai, vëllai dhe motra vdiqën.
Gjyshi i tij 72-vjeçar, Mehmeti, do të kujdeset për të derisa të jetë i sigurt dhe në gjendje të ribashkohet me nënën e tij.
Një njësi e kujdesit intensive është ngritur nga mjekët izraelitë të cilët po mbikëqyrin të mbijetuarit.
Por brenda këtij reparti nuk ishte vetëm ky djalë aty ka plot histori njerëzore të dhimbshme
65 vjeç nga Siria u nxor nga rrënojat pas gjashtë netëve të acarta. Mjekët e shpëtuan, por iu desh t’i prenë të dyja këmbët.
Mjekët dhe infermierët nga e gjithë bota janë tani në Turqi për të ndihmuar të mbijetuarit. Por trauma mendore është e thellë.
Video bonus:
https://youtu.be/btcdQm5sspw?list=PLcMJdVSUZ-Cged35LVmO1-vnme-__wQBm