Galatasaray po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Superligën turke këtë sezon, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër 3 pikësh të artë teksa ka fituar 3 me 2, me përmbysje ndaj Umraniyesporit.
Rezultati i parë mbaroi 1 me 2 në favor të miqve, me Galatasarayn, për të cilët golin e vetëm të fraksionit e shënoi Bardakci. Për fitoren e lidërve të kampionatit do të mendonte argjentinasi Mauro Icardi, i cili me 2 golëshin në minutat 60’ dhe 83’ siguroi një fitore të rëndësishme për të tijët.
Mirëpo, ajo që “rrëmbeu” vëmendjen e golave dhe rezultatit ishte mënyra e festimit të golit të dytë dhe atij vendimtar nga Icardi, i cili pas dërgimit të topit në rrjetë shkoi drejt kamerave ku bëri dhe veprimin aq të dashur për shqiptarët, shqipnjoën dy-krenare me duar. /i.m /abcnews.al
Momenti i festimit nga Mauro Icardi:
Mauro Icardi says I fly like a butterfly and sting like a bee. pic.twitter.com/bwCWmxBOBE
— Kapo🇹🇷 (@01temmuz1996) February 1, 2023